Të jesh vajza e Beyonces, do të thotë të ecësh në gjurmët e mamasë.
Kështu po bën edhe Ivy Carter e cila para se të shtrihet për të fjetur, nuk lexon ndonjë përrallë si të gjithë moshatarët e saj, por vesh takat e mamit. E veshur me pizhama, vogëlushja 4 vjeçare ecën nëpër shtëpi me këpucët e Beyonces duke na dhënë kështu shenjën e parë që po ecën në hapat e mamasë. Besojmë nuk do të jetë shumë e largët dita kur do ta shohim krah yllit të muzikës në një nga ato skenat gjigande që jemi mësuar ta shohim.