Këngëtarët e njohur Dj Blunt dhe Real 1 së shpejti do të vijnë me projekt të ri.
Jemi mësuar që dyshja e famshme të publikojnë këngë të reja pothuajse çdo dy javë. Rep-artistët të cilët vitin e kaluar ishin ndër më të komentuarit në mediat rozë, për shkak të ofendimeve që kanë bërë drejt disa reperëve shqiptarë, kanë lajmëruar projektin e ri i cili do të publikohet këtë të të premte.
Kësaj radhe, kënga e tyre quhet “Kësulkuqja” dhe lajmi është bërë i ditur nga vet ata. Projekti do të dalë me fillim të orës 17:00 i shoqëruar me videoklip.