Marrëveshja e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është vënë në qendër të ironisë nga kryetari i LIBRA-s Ben Blushi.
Në një takim me mbështetës të LIBRA-s në qytetin e Fierit, Blushi thotë se “deri dje qeveriseshim nga koalicioni 2K, krenaristë e kanabistë, ndërsa tani e tutje do qeverisemi nga koalicioni 2R, Republika e Rilindjes”.
Statusi i plotë i Blushit
KOALICIONI 2K, KOALICIONI 2R.
Deri dje qeveriseshim nga koalicioni 2K, Krenaristë dhe Kanabistë. Pas marrëveshjes së Edi Ramës me Lul Bashën do qeverisemi nga koalicioni 2R, Republika e Rilindjes.