Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka ironizuar me deklaratën e bërë pasditen e sotme nga kryeministrit Edi Rama në zonën e Saukut, ku iu tha qytetarëve se po votuan çadrën ia kanë dhënë legalizimet Shabës.
Blushi e quan këtë një shaka të Ramës, duke sqaruar se në bazë të marrëveshjes ALUIZNI i kalon PD.
Pas kësaj, deputeti deklaron se po shkon në Kuvend, ku pritet të nisë seanca, për të votuar kundër shakasë së kryeministrit.
Kuvendi pritet të votojë sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ligjin e vettingut dhe ndryshimet në qeveri.
STATUSI I PLOTË I BEN BLUSHIT
SHABA, EDI dhe ÇADRA
Sapo dëgjova Edi Ramën që i tha 20 vetave te ulur ne karrige: po votuat Cadrën ia keni dhënë legalizimet Shabës. Cfarë shakaje. Sipas marrëveshjes Aluizni bashkë me burgjet dhe hipotekat dhe gjashtë ministra i kaluan PD.
Po shkoj në Kuvend ta votoj kundër këtë shaka!