INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Blushi i “bie gozhdës” Rama i përgjigjet me “vrimën” [VIDEO]

Publikuar më: 16:02 02-03-2017

Në mungesë të opozitës demokrate, Ben Blushi prej dy javësh është ai që po bën oponencën në sallën e seancave plenare. Përballë ish kolegëve në Partinë Socialiste, Ben Blushi e vlerësoi punën e kësaj mazhorance me poezinë e Dritoro Agollit. 

Ben Blushi:
“O burra, o trima hoqët gozhdën ngeli vrima. Kaq bëtë ju”
Duke ju përgjigjur ish mikut të tij, Edi Rama thotë se efekti i “gozhdës” në fakt është në anën tjetër të sallës së Parlamenti.
Edi Rama:
“Nuk ka as nevojë ëpr shkencë për ta kuptuar pse këtu ana e djtahtë, ana e gozhdës ëhstë bosh, sepse ata nuk e duan Vettingun”.
Kundër Blushit në fakt janë ngritur disa nga ministrat dhe deputetët socialistë, të cilët tashmë kanë kaluar në sulme ndaj kreut të LIBRA-s.
Damian Gjiknuri:
Megjithëse ishe dobët, bëre “bejte”.
Megjithatë Ministri Damian Gjiknuri nuk kurseu këtë vlerësim ndaj Ben Blushit.
Damian Gjiknuri:
“Do të mbetesh gjithmonë një poezi e bukur”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033478736877441