INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blushi ironizon situatën politike: Po kthehet në telefon të prishur

Blushi ironizon situatën politike: Po kthehet në telefon të prishur

Publikuar më: 20:30 14-04-2017

Sipas Ben Blushit situata politike në vend po kthehet në një krizë telefonash.

Duke iu referuar deklaratave të krerëvetë vendit, si presidentit Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, drejtuesi i LIBRA-s, ka ironizuar  duke e cilësuar si Republika e Telefonave të Prishur

“Republika e telefonave të prishur

Kjo krizë po kthehet në një krizë telefonash. Bujari Nishani thotë deri sa ta zgjidhni vetë mos më merrni në telefon. Edi Rama i thotë PD më merrni në telefon. Lul Basha thotë ndrysho numrin e telefonit. Ilir Meta thotë telefoni im është i hapur për të gjithë. Kjo është Republika e Telefonave të Prishur”, shkruan Blushi.

Article Logic
Execution time: 0.0039091110229492