Nuk mund të mungonte as reagimi i Ben Blushit ndaj lajmit mbi shkarkimin e Saimir Tahirit.
Kritikat e kreut të LIBRA-s kanë qenë gjithmonë të pranishme që në kohën kur ishte deputet i maxhorancës dhe nuk mund të mos ndodhte e njëjta gjë edhe sot, në një ditë jo dhe aq të mirë për Rilindjen. Blushi ka përdorur profilin e tij në Facebook për të lëshuar një mesazh të qartë edhe të fortë. Ai nuk ka bërë shumë lojëra fjalësh duke thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë se “ndjen kënaqësi ndërkohë që Rilindja po shkërmoqet”.