INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blushi: Kjo nuk është partia e një njeriu, në grupin e PS më mbështesin. Ja shkeljet në Statut…

Blushi: Kjo nuk është partia e një njeriu, në grupin e PS më mbështesin. Ja shkeljet në Statut…

Publikuar më: 15:32 08-02-2016

Ben Blushi,  cili ka shpallur kandidimin e tij për kreun e selisë rozë, pas daljes nga mbledhja e grupit parlamentar ku raportuan disa ministra të qeverisë ka bërë sërish deklarata të forta dhe akuza ndaj Kryeministrit Rama. Ben Blushi tashmë flet jo vetëm për zgjedhjet për kreun e PS-së, por edhe për kapjen, që sipas tij po i bëhet kësaj force politike.

“Partia është kthyer në një biznes privat. S’ka punësim, po nuk u çliruam nga fenomeni i kapjes. Grupit parlamentar dhe asamblesë i kam paraqitur disa shkelje, të cilat do i bëj publike në një dokument. Debati brenda PS nuk i takon vetëm kësaj partie, ai është një debat themelor. Akoma nuk dihet buxheti i kësaj partie. Unë flas me te gjithë deputetët dhe një pjesë e madhe privatisht më japin të drejtë. Kryesia ka tre vite që nuk mblidhet dhe është njësoj si të mos mblidhet parlamenti dhe qeveria të miratojë ligje. Kjo nuk është partia e një njeriu dhe nuk mund të justifikojë veperimet e një personi të vetëm.”

Article Logic
Execution time: 0.004263162612915