INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blushi konfirmon qëndrimin e tij për zgjedhjet: Do hyjmë në zgjedhje me çdo kusht

Blushi konfirmon qëndrimin e tij për zgjedhjet: Do hyjmë në zgjedhje me çdo kusht

Publikuar më: 13:58 15-04-2017

Ben Blushi ka konfirmuar sot qëndrimin për të hyrë në zgjedhjet e 18 qershorit me çdo kusht.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, Blushi kërkoi që partitë politike të ulen urgjent në një tryezë për zgjidhje pasi nuk ka më kohë.

Ai tha se LIBRA është e gatshme të ndikojë për zgjidhjen e situatës.

“Shpresojmë që nga nesër palët të ulen në tryezë, koha për t’u ulur në tryezë po skadon duke cenuar rëndë integritetin dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ka shumë arsye pse zgjedhjet po cenohen, konfliktualiteti i partive të vjetra që po i sekuestron shqiptarëve të drejtën për të votuar, korrupsioni dhe frika nga drejtësia. Reforma në drejtësi pengon zgjedhjet dhe zgjedhjet pengojnë reformën në drejtësi. Do ishte tragjike nëse shqiptarëve iu sekuestrohet edhe arsyeja për të votuar. LIBRA është e gatshme për gjithçka, është e vetmja parti deri më sot që ka bërë propozimet e veta në parlament për të përmirësuar kodin zgjedhor. Pavarësisht se partitë e vjetra s’po merren me ndryshimin e sistemit, por vetëm me bllokimin e zgjedhjeve dhe reformës në drejtësi, ne kemi vendosur të shkojmë në këto zgjedhje me çdo kusht. Jemi të gatshëm për të bërë gjithçka për të ndikuar në një tryezë të partive parlamentare mundësisht, pavarësisht kush e organizon atë, duke shkuar aty me opsionet tona. Është urgjente thirrja e një tryeze për të caktuar pjesëmarrjen e mundësisht të gjitha partive në zgjedhje”, deklaroi ai.

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332