Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion”. Blushi tha se kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij i kanë dërguar mesazhe, që të votojë për qeverinë e tij. Më tej, kreu i LIBRA-s zbuloi dhe postin që i ofroi Rama pas largimit të Ilir Metës.
“Sa herë më ka cuar mesazhe Rama dhe ministrat e tij. Më thanë: Voto për qeverinë time, se Ilir Meta do ikë, ti do bëhesh kryetar i Kuvendit”, tha Blushi.