INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blushi: Nuk dua të ndaj partinë! Akuza të rënda Edi Ramës...

Blushi: Nuk dua të ndaj partinë! Akuza të rënda Edi Ramës...

Publikuar më: 11:36 20-02-2016

“Nuk dua të ndaj, po të më kishin ftuar do të shkoja edhe unë atje, por nuk më ftojnë më. Po ska gjë, më mirë që jam me ju sesa të isha vetëm fare”.

Kështu deklaroj deputeti socialist Ben Blushi, gjatë një takimi me qytetarët korçarë, takim i cili u zhvillua në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën orë  kur Kryeministri Edi Rama zhvilloj një bashkëbisedim me qytetarë të qytetit juglindor.

“Po të kisha shkuar të ai mitingu i PS, pjesë e së cilës jam dhe do të jem do të kisha fol siç flas me ju. Ky takimi jonë ka një avantazh që aty nuk është. Aty është një miting, kurse unë dua që ta marrin mikrofonin të gjithë dhe të flasin”.

Blushi nuk kurseu as akuzat e forta ndaj shefit të tij në parti, Edi Rama, të cilit i ka dalë përballë në garën për kreun e partisë socialiste.

“Edi Rama thotë se në korçë ska kasapë, mirë dakord nëse  s’ka kasapë, Edi Rama ka shumë shokë që kanë vrarë dhe njerëz , të na i sjellin për kasapë në Korcë, por asnjë s’do i marrë në punë. Ne duam ata që merren me bagëti, jo ata që therin njerëz”.

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664