INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blushi nuk le mandatin e deputetit, iki nga Rilindja së bashku me Hafizin. Balla akuza [FOTO]

Blushi nuk le mandatin e deputetit, iki nga Rilindja së bashku me Hafizin. Balla akuza [FOTO]

Publikuar më: 12:10 13-10-2016

Pas 20 vitesh që militoi në Partinë Socialsite, ku ka mbajtur dhe postin e Ministrit, rivali i Edi Ramës, Ben Blushi deklaron në Kuvend se nuk është më pjesë e kësaj partie. Sëbashku me Mimoza Hafizin, Blushi tha se nga sot ata nuk janë më pjesë e “Rilindjes”, ndërsa në sallën e Kuvendit dha arësyet.
Ben Blushi:
“Që sot unë dhe Hafizi nuk jemi më deputetë të Rilidnjes. Rilindja ëhstë një fatkeqësi kombëtare. Ndaj sëbashku me Hafizin kemi vendosur ti bashkohemi një formacioni politik, i cili do tu japë mundësi njerzve të zakonshëm të Shqipërisë. Një projekt për njerzit e zakonshëm, të cilët nuk ndahen mes tyre për shkak të pasurisë”.
Kundërpërgjigjja erdhi nga deputeti Taulant Balla, i cili nuk kursej akuza të forta ndaj Ben Blushit. Deputeti Balla shkoj dhe më tej kur i kërkoj Blushit që ti ktheje mandatin e deputetit socialsitëve të vërtetë.

Taulant Balla:
“Dy deputetë vendosin të largohen dhe une i uroj udhë të mbarë, shkoni ku të doni. Madje mund të shkoni dhe këtu meqë Saliu e Jozefina nuk janë sot. Keni vendosur të ikni udhë të mbarë. Por ti që fole këtu nuk u solle kurrë si socialist, ndërsa mandatin tënd fitoje në 2017, se atë karrige e ke të socialistëve. Mandatin e socialistëve, o ktheuave socialistëve ose mbaje me nder. Le të ecë Beni vetë dhe ta provojë se sa të duan dhe respektojnë shqiptarët. Ktheju socialistëve mandatin e deputetit”.
Por Ben Blushi nuk ka ndërmend të lërë mandatin e deputetit, dhe për këtë ai ka këtë argument.
Ben Blushi:
“Duke patur dilemën për mandatin tim, në kushte normale do ua kisha dhënë, por sa vlen. Por kujt tja jap këtë mandat, banditëve dhe të vijnë këtu e të gjejnë një strehë vorfnore dhe të shpëtojnë. Me kë ta shkëmbej mandatin tim. Përkundrazi, ne po shkojmë për nderin tonë nga pushteti në opozitë, por jo me keta, se PD është në qeveri me ju. Ne po shkojmë në opozitë me të gjithë ata që po rrisin varfërinë për të fuqizuar feudalët e Rilindjes”.  
Taulant Balla:
“Ajo që të sugjeroj miqësisht është që të paktën ndrysho gjuhën. Mos fol si Luli fol ndryshe, se të flasës si Luli është projekti më i shëmtuar dhe më i pashpresë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596