INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blushi: “Pa-Rama Papers”, Rama grabitës i mandatit të Kryetarit të PS”

Blushi: “Pa-Rama Papers”, Rama grabitës i mandatit të Kryetarit të PS”

Publikuar më: 12:41 07-04-2016
 
Deputeti kritik dhe rivali i Edi Ramës në  PS, Ben Blushi ka bërë sot sulmin e radhës  drejt kreut të PS-së, Edi Rama në lidhje me referendumin që do të zhvillohet ditën e shtunë, më 19 Prill.  Në një prononcim për median, Blushi u shpreh se “ky referendum është një Pa-Rama Papers, pra, letrat e trukuara atë Edi Ramës për të fituar një mandat të pamerituar”.
 
Blushi gjithashtu  iu bëri thirrje socialistëve ta vëzhgojnë mirë procesin, “të bëhen sy” sepse referendumi do të trukohet.  Trukimi ka nisur që nga numri i anëtarësisë socialiste, që nuk dihet sesa është saktësisht, listat nuk janë publikuar dhe dhe që po tentohet të ulet, ndryshe nga shifra që u dha në Kongres, për të manipuluar rezultatin, për të arritur 50%-in e nevojshëm të pjesëmarrjes që e bën të vlefshëm.
 
“Dua t’u bëj thirrje socialistëve në të gjithë Shqipërinë, – tha Blushi, –  që me çdo formë dhe mjet që kanë, të bëjnë ç’të jetë e mundur për ta monitoruar këtë referendum dhe të gjejnë mundësinë për të shmangur grabitjen e këtij mandati, sepse ky nuk është mandati im, por është i socialistëve.
 
Të kthehen në sy brenda, PS-së se po përgatitet një manipulim i madh, se listat e zgjedhjes nuk e dimë nëse janë publike. Në faqen e PS-së sot nuk ka një listë zgjedhësish, që është njesoj si të shkosh në zgjedhje dhe të mos ketë listë votuesish.
 
Dje më thanë që një deputet i mazhorancës e ka listën e anëtarësisë në Fb e vet personl. Pse, kështu shkohet në zgjedhje, me listën e votuesve në Facebook-un e një deputeti?!
 
Unë kam diskutuar me shumë kolegë dhe që mund ta konsultoni se kur ka zëra kundër referendumit, në referundim duhen vëzhgues që të hyjnë brenda qendrave të votimit dhe të kontrollojnë rezultatin final, sepse dhe ai do të trukohet.
 
Vijmë tek lista.  Anëtarësia ka ardhur me një listë në kongres, 940 delegatë që përfaqësjnë secili nga 100 anëtarë, pra, 94 mijë, por  një muaj e gjysëm pas Kongresit dalin e thonë se lista është 81 mijë. Tani, sa është shifra: 94 mijë sa erdhën në Kongres apo 100 mijë që dëshiron të jetë, Edi Rama?
 
Pra, sa vetë marrin pjesë në këto zgjedhje?! Për delegatët kanë marrë pjesë 94 mijë anëtarë në votim, ndërsa në referendum, këta e kanë ulur shifrën sepse kanë frikë nga pjesëmarrja. Dihet që referendumet janë të vlefshme nëse 50% marrin pjesë në votim ndaj e kanë ulur listën në 81 mijë veta, ç’ka rrit dyshimet për një trukim të plotë të këtij referendumi ditën e shtunë.
 
Doni të dini ç’mendoj unë për këtë referendum? Këto ditë po flitet shumë për një “Panama Papers”. Ky referendum është një “Pa-Rama Papers” për të grabitur zgjedhjet.
 
Doni fakte për listat për delegatët që u votuan në fund të shkurtit?
 
Po jap rastin e një rrethi, në Pogradec. Historia është 400, 500, 600 anëtarë.
 
Në Pogradec kanë qënë në listë 500 anëtarë; morën pjesë 400 dhe në kutinë e votimit dolën 600 fletë!!! Kjo është historia e votimit në PS!
 
Kjo ka për të ndodhur dhe në këtë referendum; është tërësisht i trukuar, një “Pa-Rama Papers”, pra letrat e truktuara të Edi Ramës për të fituar një mandat të pamerituar.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836