INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blushi: Paaftësia e Lulit dhe e Edit për tu marr vesh po dështon reformën në drejtësi

Blushi: Paaftësia e Lulit dhe e Edit për tu marr vesh po dështon reformën në drejtësi

Publikuar më: 11:40 14-07-2016

Ben Blushi foli për dështimin e miratimit të reformës në drejtësi në 21 korrik. Në fjalën e tij në sallën e Kuvendit, Ben Blushi tha kompromisi politik është sot më larg se sa ishte dje, edhe pse angazhimi i partnerëve tanë ndërkombëtarë ëhstë maksimal. Por pasojat e dështimit të reformës në drejtësi rëndojnë më shumë mbi qytetarët tha Blushi.
Ben Blushi:
“Mundësia e një kompromisi për reformën në drejtësi, jemi më larg se ç’ishim para një viti e gjysëm kur ajo filloi, jemi më larg se ç’ishim para një muaji, një jave, më larg se para një dite dhe një ore për fat të keq. Nuk dua të bëj profetin, por me sa duket reforma në drejtësi është shumë afër dështimit. Kush janë pasojat e kësaj sot, ka një mosbesim më të madh mes klasës politike pas 25 vjetësh protagonizëm negative, ka një mosbesim më të madh në mundësinë e kësaj klase politike për të marrë vendime strategjike, ka një përçmim kam përshtypjen nga komuniteti ndërkombëtar sesa aftësi ka kjo klasë politike për të zgjidhur një çështje jetike për Shqipërinë dhe ka neveri nga shqiptarët për një klasë politike që nuk ka mundësi të marrë një vendim që në fund fare i lehtëson cilësinë e jetës qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”.
Por kush është arësyeja e vertetët e dështimit të miratimit të reformës në drejtësi sipas Ben Blushit?
Ben Blushi:
“Paaftësia e Lulit dhe e Edit për tu marrë vesh. Kjo është arësyeja e dështimit të reformës në drejtësi”.

Article Logic
Execution time: 0.0037891864776611