INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blushi:

Blushi: " Parlamenti duhet të shkurtojë numrin e deputetëve"

Publikuar më: 18:33 04-01-2017

Deputeti dhe Kreu i LIBRA, Ben Blushi nëpërmjet një postimi në rrjetin social,

facebook ka propozuar që numri i deputetëve në parlament duhet të jet 100 dhe jo 140 sa ka aktualisht.

Sipas tij ky shkurtim duhet të bëhet për të eleminuar deputetët vulgar, të paditurit dhe të paaftët që aktualisht ndodhen në parlament.

Postimi i plotë në Facebook


"PARLAMENT ME 100 DEPUTETË

Sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve aq më pak shpresë kam se parlamenti i ardhshëm do jetë më i pranueshëm se ky që kemi.

Të paditurit, të paaftët, agallarët e provincave të zbrazura, banditët me frak, analfabetët që mbajnë piano në kuzhinë, kanabistët me kollare me fruta pylli, piratët e energjisë, ilaceve dhe mbetjeve, tenderaxhinjtë e përmbytjeve dhe gjobaxhinjtë e bashkive do mësyjnë prapë në parlament duke u futur nga dyert dhe dritaret e partive te vjetra.

Dikush me shaka më ka thënë se të gjithe deputetët bashkë kanë më shumë makina se libra.

Dikur në fshatrat malorë ngrinin prita për te penguar ujqit.

Ndoshta mund të përdoret si teknikë duke zvogëluar derën e parlamentit.

Një parlament më i vogël do ishte një hapësirë më e kufizuar për kaq shumë vulg.

Unë jam për një parlament me 100 deputetë.

A jeni dakort? Nëse po më shkruani. Por edhe ju që s’jeni dakort, prapë më shkruani."

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109