INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blushi

Blushi "Partitë nuk protestojnë “për hallet e vërteta të shqiptarëve”, por për të ardhur në pushtet"

Publikuar më: 11:55 23-02-2017

Gjatë mbledhjes parlamentare qe po zhvillohet ditën e sotme, kreu i LIBRA-s , Ben Blushi gjatë fjalës së tij është ndalur tek protesta e opozitës, e cila i ngjatë protestës së PS-së në 2010.

Blushi u shpreh se dy partitë e vjetra nuk protestojnë “për hallet e vërteta të shqiptarëve”, por për të ardhur në pushtet.

Sipas Blushit, partitë PS dhe PD janë “çalamane”, duke patur nevojë “për patericën e LSI”, për të qenë në pushtet.

"Ka kohë që përpiqem të provoj sesa shumë i ngjajnë partitë e vjetra njëra tjetrës, edhe pse përpiqen që të na thonë të kundërtën.

Para 7 vitesh, një çadër ishte vendosur në bulevard, ku protestohej.

E sot jemi kthyer sërish në të shkuarën, në një protestë pranë Kryeministrisë.

Me vjen mirë ta them se unë nuk kam qenë, e nuk do jem në asnjë nga këto çadra. Nuk isha në çadrën e vitit 2010, e nuk do jem as në çadrën e 2017.çadrizmi është kthyer në metodë pune.

Është një metodë për ta shkatërruar Shqipërinë ngadalë.
Në thelbin e çadrës së 2010 ishte nevoja për karrierë e pushtet, e kjo është edhe sot.

Atëherë ishte në rrezik karriera e Ramës, dhe tani e Bashës, sepse rrezikon të humbë zgjedhjet.

Atëherë ishte Rama në oborr e Berisha në ballkon. Ndërsa sot është Rama në ballkon, e Berisha në çadër.

Koha tregoi se paritë e vjetra janë çalamane, e futën në protestë për një patericë, për patericën e Ilir Metës", u shpreh Blushi

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775