INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blushi përgjigjet nëse LIBRA do të hyjë në zgjedhje pa opozitën

Blushi përgjigjet nëse LIBRA do të hyjë në zgjedhje pa opozitën

Publikuar më: 20:55 30-03-2017

Kreu i Partisë Libra, Ben Blushi, ka deklaruar se partia e tij do marrë pjesë në zgjedhje edhe në rast se pjesë e tyre nuk bëhet opozita shqiptare.

Blushi tha në emisioni “Opinion” se parlamenti i ri pas zgjedhjeve pa opozitën do të ishte shumë i diskutueshëm dhe do shkaktonte krizë të thellë 4-5 vjeçare.

Deklarata e Blushit:

Nëse ka zgjedhje, do shkojmë në zgjedhje.

Opozita po dështon të krijojë qeverinë teknike dhe të rrisë cilësinë e zgjedhjeve. Partia Demokratike nuk do të ndryshojë cilësinë e zgjedhjeve, do të nryshojë vetëm qeverinë.

Zgjidhja është që votat e shqiptarëve të mos i numërojnë dy veta.

A do shkojë Libra në zgjedhje edhe pa PD?

Libra është e detyruar të shkojë në zgjedhje. Sepse kur u krijua PD-ja ne nuk dinim se çfarë do bënte PD-ja.  Mund të bëhen zgjedhje, parlament i ri pa opozitën, por do jetë shumë i diskutueshëm. Kjo do na çojë në një krizë katër deri në pesë vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502