INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blushi nuk ka Asamble: Rama “grabiti” mandatin e Kryetarit

Blushi nuk ka Asamble: Rama “grabiti” mandatin e Kryetarit

Publikuar më: 14:44 01-02-2016

Ben Blushi nuk pajtohet me procedurën që po ndiqet në proçesin zgjedhor të Partinë Socialiste.

“Ky është një mandat i grabitur që nuk mund të pajtohem. Si ka mundësi që ne të besojme se Shqipëria të besojë se ne mund të zbatojmë ligjin dhe Kushtetutën nëse nuk zbatojmë ligjin e partisë. Është hapur një fushatë gjoja për të hapur PS. Po mund të vijë një djalë i ri 18 vjeç kur ai nuk zgjidhet”.

Ndërsa Blushi thotë se do të jetë pjesë e garës për kreun e parties deri në momentin që të ketë garë, ka një tjetër qëndrim nga zyrtarë të lartë të partisë. Në daljet e fundit publike deputetë të partisë socialiste deklaruan se nuk do të ketë garë për këtë post.

“Ky që mendon se ka bilanc kaq të mirë pse ka frikë të zgjidhet. Rama nuk foli fare. Të dalë e të thotë është koha për t’u votëbesuar. Njerëzit votojnë dhe kjo nuk po ndodh. Ky është mandat i grabitur dhe unë nuk e pranoj kurrë këtë. Si mund të besojnë shqiptarët se ne mund të bëjmë gjithçka kur nuk kemi rregulla në parti. Mund të vijë një i ri në këtë parti, ku nuk zgjidhesh, por emërohesh. Unë do këmbëngul që në PS të ketë zgjedhje. Po shkojmë në një kongres ku nuk zgjidhet kryetari i PS.”

Blushi tha se në mbledhjen e PS i ishte thënë se nuk do të ketë Asamble.

” Mu tha se nuk do të ketë asamble. Sa herë keni barë zgjedhje në PS, i keni parë çdo 4 vjet. Kapriçoja e Ramës për të mos u zgjedhor po kthehet në normë politikë dhe unë këtë nuk e pranoj.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221