INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blushi rikthen në vëmëndje nismën e partisë së tij:

Blushi rikthen në vëmëndje nismën e partisë së tij:"Firmos president nga populli"

Publikuar më: 08:40 22-04-2017

Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi ka rikthyer në vëmendje nismës "President nga populli".

Disa muaj pasi bëri edhe një amendament që Kreu i Shtetit të zgjidhet nga populli, oferta e re e kryedemokratit Lulzim Basha ka rikujtuar edhe njëherë Blushin të lançojë peticionin për “President nga populli”, duke ftuar qytetarët të votojnë.

"Firmos President nga populli. Në qershor të vitit të shkuar kam nisur një peticion on line për zgjedhjen e Presidentit nga Populli. Për pak javë peticioni u firmos nga më shumë se 10.000 njerëz duke e bërë një nga peticionet on line më të mbështetura në Shqipëri. Sipas ligjit britanik çdo peticion me më shumë se 100.000 nënshkrime, duhet të merret në shqyrtim nga parlamenti. Meqë këto ditë jemi pa kandidat për President, ju ftoj të gjithëve ta votojmë dhe ta shpërndajmë peticionin e hapur ne faqen më të madhe të peticioneve në botë, change.org. Kliko në linkun e mëposhtëm për t’ia marrë Presidentin partive të vjetra”, deklaron Blushi.

Article Logic
Execution time: 0.0028390884399414