INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Blushi “show” në kuvend. Përballja me deputetë e ministra, deri dje miq [VIDEO]

Publikuar më: 16:38 30-03-2017

Katër ministra dhe deputeti Erion Brace kanë sulmuar ish deputetin socialist, kreun e LIBERA-s, Ben Blushi. Në fakt akuzat erdhën pas qëndrimit të Ben Blushin për dekorimin e kryeministrit Rama nga qeveria Francezë. Ai deklaroi se “Rama mori Legjion nderi në Francë por ai është legjion turpi në Shqipëri. Pas kësaj deklarate ka reaguar ministri Ditmir Bushati duke u shprehur se “nuk e kemi luksin që të tregohemi cinik apo hyzmeqar të penës dhe as me Francën e as me kryeministrin e Shqipërisë, dhe që merr dekloratën më të lartë që jep Franca”. Ndërkohë ministrja Mimi kodheli në debatin publik me Ben Blushin i sheh si të pavenda sulmet e tij ndaj shumicës ku ai ka dhënë kontributin prej 20 vitesh. “Sot më zhgënjeve sërish. Ke rënë në batakun e Saliut. Keqardhje do të kesh nga të gjithë ne”-tha ajo. Menjëherë pas kësaj erdhi reagimi i Blushit. “Unë nuk kam shokë që vjedhin. Ti ke shokë që vjedhin. Kam pasur shokë, por ditën që kanë filluar të vjedhin s’i kam më”-tha kreu i LIBERA-s. Më pas Blushi u përplas me ministrin arben Ahmetaj për faljen e borxheve. Më pas sulmet ndaj Blushit janë vijuar nga Braçe e Felaj . Sipas Erjon Braçe “në mungesë të opozitës Blushi është i vetëdijshëm se do të jetë në shënjestër të shumicës së majtë, ndaj e ka marrë me sportivitet”. Nuk munguan as batutat e Blushit i cili u përgjigj “bëj palestër me ju në Parlament”.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098