Përplasje e fortë në kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të partisë LIBRA, Ben Blushi.
Nga foltorja e Kuvendit, Blushi i është drejtuar kryeministrit Rama me një sërë pyetjesh, duke vënë theksin nëse janë gati të tregojnë “të fshehtat” që i dinë veç ata.
Blushi i është drejtuar Edi Ramës duke i kujtuar se çfarë i ka bërë Nanos për ti kërkuar një vend pune. kërkonte të bëhej kryeministër.
“Pashë një kryeministër të degraduar, dhe një mik akoma me kaq. Mendoni se do ju mbrojë ky, një njeri që mat kur zgjohem e kur fle. Unë fola për një krizë, fola për të vërteta. Fola për kanabis, se Shqipëria është bllokuar, se Shqipëria nuk po ecën përpara. Po këto kanë ndodhur se unë ika nga PS? A me keni parë mua të rri me ndonjë bandit? Po ama ka njerëz që me thonë se kam qenë shoku i Ramës, po është e vërtetë. Të pyes Gramozin si është bërë Rama kryeministër. Na qante te shpia.
Unë nuk jam nga ata që flas këtu për personale. Por do flas për përgjegjësi e gjërave këtu. Kush është përgjegjës për varfërinë e shqiptarëve. Ky është banalizimi i këtij Parlamenti. Erdhe këtu e mu sule mua. A ka ardhur koha të tregojmë ne të dy se ç’bëje ti me Fatosin?”, tha Blushi.