Një ditë pas publikimit të mesazheve ekskluzive nga In Tv, që tregonin zhvendosjen pa dëshirë të Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit në fund të rreshtave të deputetëve, sot bejmë publike mesazhet e reja. Tashmë deputetët që pritet të shpallin partinë e re duket se po synojnë të afrojnë fillimisht socialistët e pakënaqur. Në tekstet e mesazheve duken bisedat me personat që do ti bashkohen inisiativës së re. Mes emrave që takohen me Mimoza Hafizin është edhe Denion Meidani, djali i ish presidentit Meidani.