INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blushi u bën thirrje deputetëve socialistë: Bindeni Ramën të japë dorëheqjen

Blushi u bën thirrje deputetëve socialistë: Bindeni Ramën të japë dorëheqjen

Publikuar më: 18:58 11-04-2017

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme e cila u mblodh për të diskutuar mbi Komisionet e Vetting-ut, në foltore u ngjit edhe Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se është përgjegjës për bllokimin e zgjedhjeve dhe Vetingut dhe se në këtë seancë kryeministri Rama duhet të jepte dorëheqjen si rruga e vetme për të dalë nga kriza.

“Iku ky deliri kryeministri i Shqipërisë. Jeni në krizë, drejtësia e bllokuar zgjedhjet e bllokuara. Sot duhet të kishte ardhur për të dhënë dorëheqje. Bindeni të ikë edhe 70 ditë se zhbllokohet vettingu. Bindeni të japë dorëheqjen nuk ka rrugë tjetër. Kam tre ditë që e kërkoj.”

Mes të tjerash Blushi shtoi se: “E dini se ça keni bërë sot? Për një votim për komisionet e vettingut, vettingu prapë është bllokuar. Gjysma e komisioneve nuk për të ardhur. Ka dy paradokse; e para se gjysma e komisioneve nuk janë. Unë do prej asnjë nga kandidatët, një nga kandidatët që u votua për procesin e vettingut, është Vasilika. Kam respekt për atë zonjë. Vasilika me ty e kam. Kam respekt për ty, je në Komisionin e Vettingut dhe në kryesinë e PS. Ti Vasilika je në kryesinë e PS dhe voton dhe për kryebashkiakun Rroshi dhe Dakon”, deklaroi Blushi.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828