INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BMI parashikon rritje ekonomike për Shqipërinë dy vitet e ardhshme

BMI parashikon rritje ekonomike për Shqipërinë dy vitet e ardhshme

Publikuar më: 13:36 12-07-2017

Në dy vitet e ardhshme në Shqipëri, ndërtimi duket se do te jete sektori qe do te marre zhvillimin me te madh. Te paktën ky është parashikimi i Njësies se kërkimeve BMI.
Sipas një raporti të publikuar për 3 mujorin e parë të këtij viti ekonomia në vend ka shënuar një rritje, që me të njëjtat ritme do vijojë dhe në vitin e ardhshme.
Siç shihet dhe në tabelën e BMI rritja ekonomike që parashikohet të ketë përgjatë këtij viti është 3.6% që do pasojë me një rënie të lehtë në vitin 2018, me 3.3%.
Sipas Agjencisë kjo rritje e ecurisë ekonomike do nxitet nga një përmirësim i situatës së aktivitetit të jashtëm dhe kërkesës së brendshme ku veçanërisht sektori i ndërtimit pritet të një ndikim të lartë.
E si pasojë e rritjes ekonomike pritet dhe një rritje e çmimeve të konsumit me 3.1% në vitin 2017 dhe 3.4% në vitin 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822