Gjigandi Gjerman i kompanisë BMW ka prezantuar së fundmi modelin e ri të series “M sport”, BMW "M5"-ën e cila arrin një shpejtësi nga 0 deri në 100 km/h në 3.4 sekonda.
Me një kosto bazë prej 90 mijë paundësh plus kostot në varësi për kërkimin e opsioneve shtesë duket se BMW-ja e re "M5" është më e mira e prezantuar deri më sot nga kjo familje.
Një makinë super sportive me katër dyer me një motor prej 4.4 litra me 600 kuaj fuqi, “M5” e re ka dhuruar një performancë fantastike në provën e lancimit në Lisbon të Portugalisë.
Duke datuar që prej vitit 1984, me 33 vite histori, modeli i ri i BMW-së prezanton gjeneratën e gjashtë të modelit “M5”.
Me një trup të gjatë dhe me linja elegante dhe të sofistikuara, BMW “M5” e re vjen me një sistem super të avancuar kontrolli.