Bob Dylan u cilësua “Fitues i Çmimit Nobel për Letrësi”, por si duket nuk i bën përshtypje diçka e tillë përderisa ka preferuar të qëndrojë tërësisht indiferent. Kjo pasi të gjitha përpjekjet për ta kontaktuar kanë dështuar. Edhe ato të bëra nëpërmjet bashkëpunëtorëve të ngushtë kanë patur të njëjtin rezultat. Kantautori ka preferuar të heshtë. Por jo vetëm kaq… Ai ka hequr edhe njoftimin se është pikërisht ai fitues i këtij çmimi prestigjoz duke mbetur sërish thejsht Bob Dylan në faqen e tij zyrtare të internetit.
NUk është kjo hera e parë që kantautorit i pëlqen të zhduket nga vëmëndja e publikut pikërisht atëherë kur e gjithë vëmëndja përqëndrohet tek ai.
Tani është Akademia Suedeze e Shkencave ajo që pret ndonjë reagim nga Bob Dylan. Kantautori i famshëm amerikan ka vazhduar me axhendën e tij të koncerteve pa lënë vend për më shumë komente, por vetëm ka preferuar të performojë në skenë. Ndërkohë, pa harruar që ka patur edhe zëra të shumtë kritikë mbi meritën e teksteve të tij.