Pas shumë përpjekjeve për ta kontaktuar, Bob Dylan më në fund e thyeu heshtjen!
Britanikja “Daily Telegraph” raporton se Dylan e pranoi çmimin e Nobelit për Letërsi. “Vlerësimi më la pa fjalë”, u justifikua ai tek fondacioni i Nobelit, lidhur me mungesën e gjatë të reagimit që prej shpalljes së vendimit më herët gjatë muajit.
Gjatë intervistës ai e cilësoi vlerësimin si të mrekullueshëm, e të papritur. “Është e vështirë për t’u besuar..Kush do të ëndërronte për diçka të tillë”, citon e përditeshmja britanike fjalët e tij.
Edhe pse fondacioni nuk e ka të qartë nëse këngëtari do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në muajin dhjetor ka ndërmend të tërheqë çmimin në person, nëse kjo do të jetë e mundur.
Legjenda e muzikës u vlerësua me këtë çmim për meritat e tij në krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe të këngës amerikane në 13 tetor. Gjithsesi mungesa e një reagimi nga ana e artistit shkaktoi jo pak habi, dhe madje u quajt edhe e pasjellshme dhe arrogante.
Por të premten Fondacioni i Nobelit njoftoi se Dylan kishte telefonuar Sara Danius, sekretare e përhershme në akademinë suedeze, për t’i thënë asaj se kishte mbetur pa fjalë dhe se e vlerësonte shumë nderimin.