INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bobby Brown zbulon të vërtetën tronditëse: Whitney na ka gënjyer për vite me radhë!

Bobby Brown zbulon të vërtetën tronditëse: Whitney na ka gënjyer për vite me radhë!

Publikuar më: 13:10 09-06-2016

Vetëm një ditë pasi Bobby Brown zbuloi se Whitney Houston ishte droguar ditën e martesës së tyre, më shumë lajme shokuese dalin në dritë.

Tashmë ish-bashkëshorti i divës së ndjerë të muzikës deklaron se kjo e fundit ishte biseksuale dhe e kishte tradhëtuar atë gjatë martesës së tyre. Dhe diçka e tillë kishte ndodhur pikërisht me një femër, e cila ishte as më shumë e as më pak se sekretarja e saj Robyn Crawford. Në këtë mënyrë Bobby rrëfen se spekulimet mbi artisten amerikane ishin të vërteta, pavarësisht se ajo vetë i kishte mohuar në shumë raste. Sipas Brown, kjo ndodhi pasi familja e Whitney ishte shumë konservatore dhe nuk do ta kishte pranuar kurrë këtë gjë nga ajo. Ai madje shton gjithashtu se në rast se do i ishte lejuar që të mbante asistenten në jetën e saj në kushtet që ajo dëshironte, pra vetëm si asistente jo, Whitney me shumë mundësi do të ishte e gjallë sot. E çuditshme për t’u besuar, por këto janë fjalët e Bobby Brown.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055