Trajneri Sulejman Starova është shkarkuar nga drejtimi i Feronikelit. Mungesa e rezultateve kanë çuar që klubi të marrë këtë vendim.
Në 12 ndeshje në drejtimin e skuadrës kosovare, Starova ka arritur vetëm dy fitore, një humbje dhe plot 9 barazime, rezultate zhgënjyese po të marrim parasysh objektivat dhe synimet e skuadrës nga Drenasi. Edhe pse fitoi në sekondat e fundit në ndeshjen e djeshme me golin e Maganit, drejtuesit e klubit vendosën që ta largojnë “Bobin”.
Por menjëherë drejtuesit klubit kosovar nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur zëvendësin e tij. Kështu drejtimin e Feronikelit e merr Zekirija Ramadani, që do të shënonte një rikthim. Në fakt emri është përfolur edhe më përpara, atëherë kur ish-trajneri i Flamurtarit dha nga FC Shkupi.