Një rënie e vogël në stil për Dukeshën e Sussex. Për herë të parë nuk është barku i Meghna Markle që bën lajm, por thjesht një etiketë poshtë fustanit.
Teksa ka mbërritur në Tonga, ku vazhdojnë turneun e tyre zyrtar së bashku me bashkëshortin, Meghan ka zbritur nga avioni e veshur me një fustan të kuq me të qëndisura me lule, ku tregon format rrumbullake, por edhe etiketën e bardhë poshtë fustanit, të cilën era e ka ndihmuar ti dalë shpesh herë.
Cifti mbretëror anglez ndodhet në një turne zyrtar në Australi, Fiji, Tonga, ku janë pritur ngrohtësisht nga të gjithë.
Kjo është vizita e tyre e parë zyrtare jashtë vendit si të martuar dhe Australia, ishte vendi ku ata zbuluan shtatzëninë e Meghan, e cila pritet të lindë në pranverë.