INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Boçi: Pastrimi i parave të pista. Rama si 'Plaka e Borëbardhës' po fiton miliona me 'shtatë gjigandët'

Boçi: Pastrimi i parave të pista. Rama si 'Plaka e Borëbardhës' po fiton miliona me 'shtatë gjigandët'

Publikuar më: 13:51 24-03-2018

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi sulmon kryeministrin Edi rama duke e akuzuar atë se po pastron parat e pista duke mos kursyer as historinë, as Teatrin dhe as artistët. “Borëbardha” e shtatë gjigantët” e nis shkrimin e tij demokrati duke vijuar me tej se Rama e Kumbaro po përpiqen të shesin si përrallë një të vërtetët hidhur.
Luçiano Boçi
Ka përralla të bukura që “shiten” si të vërteta , por ka dhe të vërteta të hidhura që “shiten” si përralla. Ka Borëbardhë me shtatë xhuxha, por na paska dhe Teatër me shtatë gjigandë (kulla). Rama me Kumbaron këtë katastrofë historiko-kukturore mundohen ta paraqesin sikur duan të bëjnë një Teatër “përrallor” të rrethuar me “mrekulli” kullash. Edhe tërheqja e përkohshme nga ndryshimet për ligjin për artin, janë pjesë e skenarit të përrallës që fsheh të vërtetën. Teatrin po e varrosin aq lehtësisht sikur vërtet kjo të ndodhte brenda një përralle dhe po e fusin brenda një qivuri të xhamtë. Ndërsa opinionin e artistët i helmojnë me atë “mollën” e bukur të propagandës e të një projekti plagjiaturë. E vërteta është se Pastrimi i Parave të Pista (PPP) nuk po kursen këtu as historinë, as Teatrin e as artistët. Gjithçka është fitim e biznes i qëruar. Të tjerat janë fjalë përrallash. Teatrit i grabiten 3.000 m2 truall. Artistëve u grabitet shpirti dhe pasioni. Vendit i grabitet historia dhe kultura. Ai që fiton milionat një është një: Plaka e Borëbardhës alias Rama i mollës....

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168