INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Boçi: Ruçi solli Kodin e Sjelljes së deputetëve si manual pushke model 56 [VIDEO]

Publikuar më: 14:29 10-10-2017

Zbardhet plani i partisë demokratike mbi nismën e mazhorancës për kodin e sjelljes të deputetëve, e cila parashikon ndërhyrje në rregulloren e kuvendit. Është deputeti i PD Luçiano Boçi, i cili në një intervistë për IN TV zbulon të gjithë aksionin e opozitës mbi këtë nismë, që selia blu e quan absurde.

Luçiano Boçi:

“Ndoshta mund të shihet si rrugë e mriz të trupëzohet në një Kod Sjelljeje, por jo ai Kod Sjellje që krijon aureolë mbrojtëse pikërisht për Kryetarin e kuvendit, për kryeministrin dhe ministrat. Dhe s’mund të dalin këta që të bëjnë rregullore se paskan vendosur një ditë të bukur të mos shajnë, dhe ndërkohë Gramozi ta përdorë sa herë të dojë këtë Kod Sjellje”. 

Është pika 10 e Kodit të Sjelljes së deputetëve ajo që kundërshtohet me ashpërsi nga demokratët. Luçiano Boçi jep dhe arsyet e kundërshtimit të kësaj nisme.

Luçiano Boçi: 

“Tani anëtarët e kabinetit janë bërë lule mos prek, Gramozi është bërë një monument kulture i diktaturës, dhe duket sikur Parlamenti është bërë një sallon ky hynë e dalin njerëzit, është absurde se si është shkruar”. 

E gjithë kjo nismë është betejë kundër fjalës së lirë thotë deputeti demokrat.

Luçiano Boçi: 

“Fjala vërtete ka kontekstet e saj, ka bukurinë e saj dhe Gramozi do që ta vendose fjalën brenda manualit të pushkës model 56. Nuk është rregullorja manual, në radhë të parë në parlament është fjala ajo që ka vlerë, është fjala ajo që vendos”.

Boçi: Ruçi solli Kodin e Sjelljes së deputetëve si manual pushke model 56

Article Logic
Execution time: 0.0023000240325928