INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Boçi: Vendimi i qeverisë nuk u anulua, një student pagoi 400 lekë për çdo kredit

Boçi: Vendimi i qeverisë nuk u anulua, një student pagoi 400 lekë për çdo kredit

Publikuar më: 11:55 09-02-2019

Pagesat e universiteteve dhe kërkesa të tjera kanë qënë ndër arsyet kryesore që studentë në të gjithë vendin protestuan për një kohë të gjatë.

Pas protestës qeveria vendosi të anulojën pagesën për kreditet. Por deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci përmes një statusi në rrjetin social Facebook shprehet se vendimi i qeverisë nuk është anuluar.

Një student ka denoncuar universitetin e tij se është detyruar që të paguajë 4 mijë lekë të vjetra për çdo kredit. Në total shuma e paguar për kreditet shkon në 140 mijë lekë, ndërkohë që qeveria thotë se e ka anuluar vendimin.

Postimi i plotë

MASHTRUESI ME ÇIZME
Rama vazhdon turin e tij të mashtrimeve me studentët nga Korça, duke i tundur para syve paktin-indulgjencë e duke i hedhur si “kockë” persekucionin akademik, që “prokurorët” e tij politikë, do bëjnë me pedagogët.

Ndërkohë kërkesat e studentëve mbeten në ajër.

Tarifat gjoja të përgjysmuara të Bachelorit që i jepen studentëve me dorën e djathtë, u rrëmbehen në shuma akoma të mëdha me dorën e majtë, me tarifë tjetër, atë të krediteve që me demek u anullua.

Rasti në foto e tregon.

Studenti poshtë në foto, është i detyruar dhe ka paguar 4 mijë lekë për çdo kredit.

Për 35 kredite ka paguar 140 mijë lekë.
Nga tarifa prej 250 mijë lekësh e Bachelorit ka përfituar gjoja 125 mijë lekë.

Në fund të ditës ai dhe familja e tij kanë paguar në total 15 mijë lekë më shumë.
Zhvatje epike në mes të ditës, e shitur, akoma më keq, si falje.

Kësaj i thonë:
EDHE HAJDUT ME ÇIZME EDHE MASHTRUES ME ÇIZME!

 

boci.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771