INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bogdani prezanton kombëtaren U-19, talente me shumicë nga Italia [FOTO]

Bogdani prezanton kombëtaren U-19, talente me shumicë nga Italia [FOTO]

Publikuar më: 13:02 18-08-2017

Më datë 30 dhe 1 gusht Shqipëria U-19 do të luajë dy ndeshje miqësore në Fier kundër Gjeorgjisë. Sot trajneri Erjon Bogdani ka prezantuar sot listën e kombëtares, me 25 lojtarë të grumbulluar.

Në listë janë shumë emra nga Italia, duke niur nga Marash Kumbulla, mbrojtësi i cili tashmë është pjesë e Veronës në Serinë A. Ai konsiderohet si ylli i Shqipërisë U-17, por ka edhe emra të tjerë, më pak të njohur, si mesfushori Armand Rada, në pronësi të Interit, apo Erald Lakti, mesfushor i Fiorentinës. Ka shumë futbollistë nga Italia dhe Greqia, por ka edhe disa talente nga kampionati shqiptar, që shpresojnë të bëhen pjesëtarë të rregullt të kombëtares.

Kombëtarja U-19 Meshkuj

Grumbullimi nis në datë 20 Gusht 2017 – 01 Shtator 2017.

Në datë 30 dhe 1 gusht, ora 17.00, do të luhen dy ndeshje miqësore:

Shqiperi – Gjeorgji, në stadiumin “Loni Papuçiu”, Fier.

WhatsApp-Image-2017-08-18-at-11.29.36-1.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166