INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Boja e hedhur nga protestuesit nxeh Ramën, e bënë që ta transmetojnë eurokadrinjtë

Boja e hedhur nga protestuesit nxeh Ramën, e bënë që ta transmetojnë eurokadrinjtë

Publikuar më: 14:48 28-03-2019

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e opozitës. Në veçanti Rama u ndal tek hedhja e bojës në muret e Ministrisë së Brendshme.

Ai mendon se boja e zezë u hodh që të filmohej dhe transmetohej në mediat ndërkombëtare, të cilëve iu referua me termin 'eurokadrinjtë'.
“Ata që hodhën sot bojën e zezë të Ministria e Brendshme dje drejtonin ministrinë. E hodhën bojën për ta filmuar. Boja mbi muret e ministrisë sot padiskutim që është një produkt që do të thithet menjëherë nga tregu ndërkombëtar i medias. Eurokadrinjët që ngjajnë me kadrijnjtë lokalë. Ata janë edhe ta pafajshëm se pak dinë nga Shqipëria. Po kështu plagosjet e rënda janë në rënie vjedhjet me dhunë janë reduktuar. Të rinjë të humbur që vënë kapuçin në kokë dhe mësyjnë drejt policisë. Të drejtuar nga himni i këngës së Skënderbeut dhe nga huri i flamurit të Kukësit”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0025579929351807