Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa tashmë e kanë përshkallëzuar atë, pasi krahas bojkotit janë ngujuar nëpër fakultetet përkatëse.
Edhe në Fakultetin e Drejtësisë, vazhdon ky bojkot, ndërkohë që ditën e sotme, është solidarizuar edhe aktori Mehdi Maklaj, i cili ka mbajtur një monolog në lidhje me situatën aktuale në universitet dhe më pas është zhvilluar një diskutim me stidentët e këtij fakulteti.
“Rezistenca vazhdon”, thuhet në faqen e Lëvizjes për Universitetin.
Prej muajsh tashmë, studentët kanë bojkotuar mësimin dhe kërkojnë me ngulm plotësimin e kërkesave të tyre si dhe shfuqëzimin e ligjit për Arsimin e Lartë.