INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bojkoti krijon probleme në koalicionin e opozitës, aleati i ngushtë i del kundër Bashës

Bojkoti krijon probleme në koalicionin e opozitës, aleati i ngushtë i del kundër Bashës

Publikuar më: 18:54 02-12-2018

Vendimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha për të bojkotuar Parlamentin pa afat po krijon pakënaqësi në radhët e aleatëve të tij.

Ndërsa më parë për IN News dy aleatë të Bashës, përkatësisht Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka thanë se duhet shkuar drejt djegies së mandateve, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka qëndrim të kundërt.

Ai thotë se opozita duhet të rikthehet në Parlament dhe të ballafaqohet me kryeministrin Rama.

“Parlamenti nuk është parlamenti i Edi Ramës. Parlamenti për opozitën duhet të jetë zëri i të vërtetës, zëri i qytetarëve. Ai është i vetmi institucion ku edhe nga pikëpamja formale, opozita është pjesë. Nuk mendoj që problemin në parlament ne duhet ta shfaqim vetëm si një debat me batuta me Edi Ramën, por si një debat të drejtëpërdrejtë duke përfaqësuar interesat dhe zërin e qytetarëve”, ka thënë Mediu në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883