Teksa studentët nëpër fakultete vijojnë të bojkotojnë mësimin, ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini në një konferencë për media, iu bëri thirrje që të mos bllokojnë punën në sekretari.
“Është e rëndësishme dhe i bëj ftesë universiteteve, por edhe studentëve që janë nëpër këto fakultete duke protestuar që të mundësojnë punën e sekretarive dhe të mundësojnë sot pjesëmarrjen e personave nga ministria e Arsimit që të mund t’ju asistojnë ju me pyetjet që ju keni”, u shpreh ministrja e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.
Ajo shtoi se në rastet kur sekretaritë nuk funksionojnë, nuk merret informacioni i duhur për listat e studentëve që janë përfitues të bursave, që janë përfitues të përjashtimeve nga tarifat dhe kjo e vonon procesin.
Sipas saj, sekretaritë që janë të bllokuara po e pengojnë procesin për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull për të përfunduar zbatimi i VKM për tarifat.
Ministrja e re e Arsimit Besa Shahini