INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Boko Haram publikon video të vajzave të rrëmbyera në vitin 2014

Publikuar më: 11:10 14-04-2016

Një video e publikuar nga grupi islamik Boko Haram tregon disa nga vajzat e rrëmbyera dy vite më parë nga qyteti Chibok.

Video, që duket të jetë e filmuar në dhjetor, u është dërguar qeverisë së Nigerisë dhe aty shihen 15 vajza të veshura në mantel të zi të cilat thonë që janë nxënëset të rrëmbyer nga shkolla.

Disa prej vajzave të filmuara janë identifikuar nga prindërit e tyre. Ky ishte filmimi i parë i vajzave që nga maji i vitit 2014.

Video, e shfaqur nga CNN. 276 vajzat u rrëmbyen saktësisht dy vjet më parë, natën e 14 prillit 2014.

Disa arritën t’ia mbathnin, por për 219 prej tyre nuk dihej më asgjë deri kur doli kjo video.

Article Logic
Execution time: 0.0034050941467285