INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Boksieri shqiptar i thyen brinjën rivalit [VIDEO]

Publikuar më: 08:20 10-04-2017

Boksieri shqiptar Ferit Keta ka fituar duelin e radhës në Berlin të Gjermanisë. Por ajo që ka rënë në sy është se i ka thyer një brinjë kundërshtarit të tij. Ferit Keta është një kampion shqiptar i ri boksi që po rritet dita-ditës. Dhe kjo fjalë kujdesit dhe stërvitjes së Ismail Ketës, ish-kampionit shqiptar në kick-box. Ka qenë pikërisht Ismal Keta që ka dhënë detajin e thyerjes së brinjës, teksa ka shkruar: “Të dashur miq, ëndrra e keqe ose meraku i tepërt, del për mirë shpeshherë. Vëllai i vogël Ferit Keta sapo shënoi fitoren me KO në raundin e parë kundër polakut shtatlartë, duke ia thyer brinjën në krahun e majtë. Faleminderit juve dhe gjithë shqiptarëve që kishin ardhur të na mbështesin.”

Nipi i Ismailit, Ferit Keta, pasi ndoqi hapat në fillim në kick-box, u përqendrua vetëm në boks dhe rezultatet e para janë vërtet mbresëlënëse. Sidomos fitorja e mbrëmshme, ku fitoi që në raundin e parë, edhe pse kundërshtari ishte më i gjatë dhe peshonte më shumë. Ishte fitorja e 8-të në po kaq ndeshje në boksin profesionist, ku 5 janë fituar me nokaut. Dhe tashmë menaxherë të ndryshëm janë afruar pranë boksierit shqiptar, pasi shohin tek ai një të ardhme të sigurtë.

Article Logic
Execution time: 0.0035691261291504