Mesa duket boksieri shqiptar i ka mahnitur të gjithë të. Grushtet e tij të forta e kanë hedhur kundërshtarin në tokë duke arritur një fitore, shumë të vlefshme për të.
Ervis Bici është një djalosh shqiptar i cili ushtron profesionin e boksit në Itali ku është edhe kampion i këtij vendi në sportin tajlandez të "Muay Thai" të peshave 75 kg.
Pas 4 fitoreve radhazi, ditën e djeshme ai ka zhvilluar edhe ndeshjen e pestë, ku ashtu si duelet e kaluara, edhe kjo foli e gjitha për shqiptarin.
Ervisi ka mahnitur publikun edhe në këtë ndeshje, madje nga mediat fqinje tani quhet "Mbret i Triestes".