INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Boksieri shqiptar ofendohet etnikisht në ring, i kafshon veshin kundërshtarit serb

Boksieri shqiptar ofendohet etnikisht në ring, i kafshon veshin kundërshtarit serb

Publikuar më: 17:00 10-04-2016

Boksieri shqiptar, Astrit Klementa, u ndesh me boksierin serb, Adrej Pesicc, por kjo ndeshje nuk përfundoi në mënyrën më të mirë. Në këtë ndeshje boksieri shqiptar i kafshoi veshin boksierit serb, ndërsa më pas ai përballet edhe me trajnerin e Pesiçit, Alexander Petkoviç, i cili e grushton boksierin shqiptar, raporton “Bild”.

Astrit Klementa, përmes një postimi në Facebook, ka shpjeguar se deri të ky incident ka ardhur për shkak të fyerjeve që serbët i kanë bërë atij në baza kombëtare, ndërsa i kanë fyer edhe familjen e tij.

“Është skandal apo jo, nuk e di, por mund të them se ata nuk ishin sportivë as përpara ndeshjes, ata bënë fyerjet më të rënda të mundshme raciste ndaj meje dhe kombit tim, dhe nuk mund të isha i drejtë në ring, nuk isha mirë në aspektin psikik edhe pse jam munduar që të përmbahem në maksimum por nuk arrita dhe këtë nuk mund ta ndryshoj më. Por, në anën tjetër nuk mund të lejoja që fyerjet të vazhdonin kundrejt meje dhe kombit tim”, ka shkruar boksieri shqiptar.

Ai gjithashtu ka kërkuar falje për veprimin e tij josportiv, ndërsa ka bërë të ditur se nuk e kanë lejuar të hynte në ring me muzikën e tij të preferuar, që ishte shqiptare.

Astrit Klementa ka thënë: “Kjo çka ndodhi nuk ishte në rregull. Jam i gatshëm për ndeshje tjetër dhe do ia zgjas dorën nëse fiton, por Petkoviç nuk meriton respekt sepse është jo sportiv edhe në prapaskenë”.

Një skandal i tillë i kishte ndodhur edhe Mike Tysonit, i cili e kishte kafshuar kundërshtarin e tij në ring, Evander Holyfield.

Article Logic
Execution time: 0.0038521289825439