Reperi i njohur Gjiko ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në "Më lër të flas". Në fund të emisionit ai i dedikoi një "freestyle" Donaldit.
Gjiko i kërkoi të mos e fshehë më lidhjen me Bora Zemanin dhe të dalin të katërt (Ai, Elita, Gjiko, Bora) në një takim. "Boll mo e mshefe se e kanë marrë vesh krejt, thirre Borën, e marr Elitën dhe dalim double date", tha reperi, duke shkaktuar shumë të qeshura në publik, ashtu si dhe te Donaldi.
Kujtojmë se Bora dhe aktori i humorit janë kapur mat me njëri-tjetrin në Itali dhe rrjeti po zien prej ditësh nga lajmet e ribashkimit.