INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Boll e kryqëzuat Alketën dhe Elvanën’, reagon kompozitori i njohur: Festivali i RTSH është përgjegjësi e rrogëtarëve

‘Boll e kryqëzuat Alketën dhe Elvanën’, reagon kompozitori i njohur: Festivali i RTSH është përgjegjësi e rrogëtarëve

Publikuar më: 19:28 29-12-2019

Të shumta kanë qenë reagimet për Festivalin e Këngës në RTSH.

Më i fundiit vjen nga kompozitori i njohur Valentin Veizi, i cili është dalluar për kompozimit e shumë këngëve të njohura si ‘Pyes lotin’, e kënduar nga Elsa Lila.

Ai ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale dhe shprehet se nuk duhet që të ‘kryqëzojnë’ moderatoren Alketa Vejsiu dhe këngëtaren Elvana Gjata.

Sipas Veizit, përgjegjësia morale dhe profesionale është vetëm e administratorëve dhe rrogëtarëe.

Statusi i plotë:

Pa dashur te futem ne analize te festivatit te 58te ne RTVSH,por si pjestar i disa festivale dhe fitues i Cmimit te para dy here radhazi e pashe te udhes te ndaje shkurtimisht opionim tim mbi kete ngjarje artistisike:Me lini tju a them qe ne fillim: nuk eshte faji i Alketes apo Elvanes qe ky festival eshte katandisur ne kete nivel, boll e kryqezuat Alketen(qe per mendimin tim eshte prezantuese e mire) kryqezoni ata qe lejuan Alketen te bente ate qe ajo mendoi eshte me e mira,(ajo seshte as skenariste,as kengetare as regjisore) boll e kryqezuat Elvanen, qe ne llojin e saj eshte nje kengetare me nje sukses te merituar ,teksti dobet, ajo seshte poete,kompozimi jo i arrire profesionalisht ajo seshte kompozitore, ju rrogtare e administratore qe paguheni per kete pune,ju artiste "profesioniste" nder me te miret (juri a komision qe perzgjidhni keto materiale), ju duhet te "kryqezoheni", pergjegjsia eshte vetem e juaja,ju skeni me te drejte morale e profesionale te drejtoni apo te organizoni kete feste te kenges Shqiptare. Ju thashe se sdo sgjatem ne kete diskutim qe smbaron kurre. Me lini tju pershendese ju miqt e mij dhe dashamiresit e kenges sime me kete kenge duke ju uruar nje vit te Ri te gezuar,te mbare e te bardhe, paqe e dashuri.

9ee5d68664756f5e5a46341e448d2e66_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166