INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Boll i bërët vetes më këtë pyetje! Ja PSE njëri testikul është gjithmonë më poshtë dhe më i vogël se tjetri

Boll i bërët vetes më këtë pyetje! Ja PSE njëri testikul është gjithmonë më poshtë dhe më i vogël se tjetri

Publikuar më: 18:13 07-01-2019

Nëse ndonjëherë keni bërë pyetje përse testikujt tuaj nuk janë simetrikisht të barabartë dhe ju shqetëson mos kjo është gjë e keqe. E vërteta është se të gjithë meshkujt kanë njërin testikul më të madh se tjetri, ndërkaq njëri gjithmonë është i vendosur pak më poshtë.

Për dallim nga femrat, të cilat kanë vezore, testisët janë gjëndra gjenitale mashkullore. Madhësia e tyre mesatarisht është rreth pesë centimetra. Kur rritet mashkulli, vëllimi i testisit mund të rritet edhe deri në 500 për qind në raport me madhësinë e para pubertetit.

Në pubertet fillojnë të prodhohen spermatozoide, përafërsisht rreth 70 milionë në ditë dhe hormoni gjenital mashkullor – testosteroni, i cili, veç tjerash, formon edhe zërin më të trashë, mjekrën dhe rritje të masës së muskujve dhe të trupit…

Është normale që njëri testis të jetë më ulët se tjetri (më së shpeshti i majti), ndërkaq është e natyrshme që ekziston dallimi në madhësinë e tyre. Kështu ndodh për shkak të strukturës vaskulare dhe anatomike në anën e majtë dhe të djathtë të fshikës dhe testisit.

Pikërisht, kjo asimetri është ide shumë e mençur e evolucionit – testisët nuk janë të njëjtë për shkak të moslëndimit kur mashkulli ecën.

E pra, meshkuj, ajo që “goglat” tuaja nuk janë të vendosur në mënyrë perfekte, pikërisht është gjëja më e mirë për të ruajtur maskulitetin tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036962032318115