Ai kishte dërguar thirrje dhe mesazhe gjatë gjithë pasdites, pastaj kishte udhëzuar disa të njohurit për ta thirrur atë me arsyetim për të marrë disa sende personale. Por pas orës 21:00 ai u kthye në shtëpi dhe filloi ti binte ziles, por në atë moment ish-gruaja e tij, një 43 vjeçare nga Palermo që jetonte në zonën e Bolonjës, thirri 113. Me ardhjen e agjentëve, shqiptari 36 vjeçar ishte zhdukur, por nuk kishte ndërmend ta linte me kaq; në orën 23:00, skena u përsërit dhe gruaja ritelefonoi policinë që e gjeti në kopshtin e godinës dhe e arrestoi. Për momentin ish-gruaja e denoncoi atë për ngacmime telefonike. Ky nuk është episodi i vetëm: në maj të vitit 2016 ai u arrestua për kërcënime, ndërkohë që ankesa e fundit u paraqit në korrik 2017.