INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Bomba” e Artan Hoxhës: Informatori im për kanabisin u ekzekutua me plumb pas koke

“Bomba” e Artan Hoxhës: Informatori im për kanabisin u ekzekutua me plumb pas koke

Publikuar më: 17:23 15-08-2016

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë shokuese nga studiot televizive. I ftuar në studion e News 24 për të folur për raportin e fundit të policisë italiane, Hoxha ka lëshuar një tjetër bombë, duke thënë se informatori i tij për parcelat e drogës në jug të vendit është ekzekutuar me plumb në kokë.

Gazetari i emisionit “Xhungël” ka thënë se persona të ndryshëm e kanë kërcënuar pas investigimit që ai dhe stafi i tij kanë bërë në jug të vendit, ndërsa në rrjetet sociale Hoxha ka publikuar edhe videot e parcelave me drogë.

Sipas Hoxhës, personi që e ka informuar për drogën është rrëmbyer në orën 23:00 të darkës dhe pasi është ekzekutuar me plumb në kokë është hedhur në anë të rrugës.

Gazetari ka refuzuar të japë emra, por ka theksuar se më shumë do të flasë në shtator, atëherë kur rinis transmetimi i emisionit.

Article Logic
Execution time: 0.0037689208984375