INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Bomba" e mediave zvicerane: Ç’po ndodh me Gashin dhe kombëtaren?

Publikuar më: 09:25 04-10-2016

Mungesa e Gashin në dy ndeshjet e radhës ka pasur jehonë edhe në Zvicër. “Çfarë po ndodh kështu në Shqipëri? Gashi nuk është pjesë e kombëtares shqiptare!”. Ky është titulli me të cilin e përditshmja zvicerane “Blick” hap shkrimin e saj rreth mungesës së sulmuesit në listën e publikuar nga Xhani De Biazipër ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës.

E përditshmja zvicerane nuk mbështet versionin e paraqitur nga trajneri De Biazi në konferencën e tij për shtyp kur prezantoi listën, gjatë të cilës tha se nuk kishte vendosur të grumbullonte futbollistin pasi do t’u besonte të rinjve për këto sfida. “Blick” shkruan se ka qenë Gashi ai që ka refuzuar kombëtaren shqiptare, për të shmangur një udhëtim të lodhshëm nga SHBA drejt Europës.

“Mos hoqi dorë trajneri De Biazi nga lojtari i cili është në formë të shkëlqyer te Kolorado Rapids, pavarësisht mungesës për shkak dëmtimi të Armando Sadikut? Nga lojtari i cili në javën e kaluar për herë të dytë fitoi çmimin e “Golit të Javës”?

Nëse kjo gjë është e vërtet, atëherë mund të ndodh e njëjta gjë si me Alban Mehën, pasi De Biasi njihet si një trajner që nuk fal lehtë.

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559