INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Bomba e merkatos": Arrihet marrëveshja, Dybala largohet nga Juventus me 31 gusht

Publikuar më: 07:40 30-08-2018

Një lajm i pabesueshmë dhe bombastik vjen nga Argjentina, në ditët e fundit të merkatos, ku në disa liga ende nuk është mbyllur.Sipas gazetarit të gazetës argjentinase “Diario Ole”, Mauricio Hidalgo, Reali i Madridit raportohet se ka arritur marrëveshjen me Juventusin për blerjen e Paulo Dybala, brenda 31 gushtit.

Edhe pse nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar për këtë lajm, bëhet fjalë për një shifër të majme, prej 180 milionë eurosh për kartonin e argjentinasit, i cili do të kishte një pagë prej 16 mln euro neto në sezon, si dhe do të merrte numrin 7 të Cristiano Ronaldos.Dybala është pjesë e Juventusit që nga viti 2015, dhe në 99 paraqitje ka shënuar 52 gola.

Ekipi i Realit po kërkon me ngulm një super yll për të rikthyer tifozët në stadium dhe ti gëzojë ata pasi nuk e kanë pritur mirë largimin e Ronaldos.Ata tentuan edhe Hazard por në fund gjithçka u përmbys dhe ai vendosi të qëndrojë tek Chelsea.

Article Logic
Execution time: 0.0033931732177734