INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bomba e merkatos.Talenti shqiptar drejt Bundesligës

Bomba e merkatos.Talenti shqiptar drejt Bundesligës

Publikuar më: 13:30 09-01-2017

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Rey Manajn, pak ditë më parë mediat italiane identifikuan Las Palmas në La Liga si destinacionin më të mundshëm për sulmuesin e Kombëtares, ndërsa tani Gianluca di Marzio, gazetari i njohur italian i mirëinformuar në lidhje me cështjet e merkatos, shkruan se e ardhmja e 19 vjecarit mund të jete edhe në Bundesliga. Në faqen e tij në web Di Maricio bën të ditur se për Manajn po interesohet Ingolstad, skuadër që aktualisht ndodhet në vendin e parafundit të Bundesligës dhe synon të sigurojë mbijetesën. Sulmuesi kartoni i të cilit është në pronësi të Interit, gjatë fazës së parë shënoi dy gola në Serinë A pasi u aktivizua në 12 ndeshje, vetëm në katër prej tyre si titullar,  nën urdhërat e Massimo Odos, dhe tanimë është në kërkim të një destinacioni të ri ku mund të aktivizohet më në vazhdimësi për të shfaqur vlerat e tij. Ingolstad së shpejti mund të bëjë një ofertë zyrtare për Manajn, i cili bashkë me agjentin e tij, ish portierin e mirënjohur Jimmy Fontana, ju duhet të vlerësojnë me kujdes alternativat për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme në këtë merkato janari për sulmuesin.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887